četvrtak, 29. veljače 2024.

BURHAN SABAN - ROB I LIRË

 

N’sheshin e Tiranës, te pragu i xhamisë 

Takova një burrë në ditët e pleqërisë 

Kish’ gjurmët e sexhdes në ballin me rrudha 

M’tha: “Po t’u mbyll zemra, kurrë s’të hapet udha.” 


U ula pranë tij edhe pse s’e njihja 

Dritën dhe mëshirën në fytyrë t’ia shihja 

M’tha fshehtësia e jetës është n’suren Jusuf 

Nëse nuk të mundin, të mbyllin në burg 


Ref. 

Thuaj Allah, 

Leri të tjerat 

Kush duron dimrat, 

shijon pranverat 

Allah, Allah 

T’i thërrasim Emrat 

Askush si dhembja 

T’forta s’I bën zemrat 


Thuaj Allah, 

Leri të tjerat 

Kush duron dimrat, 

Shijon pranverat 

Edhe po ta lidhën 

Trupin me zinxhirë 

Thuaj Allah 

Zemra është e lirë 


Ishte i burgosur nga pushteti i vjetër 

Për t’ia shkruar dhembjet, nuk ka laps as letër 

Pa ujë e pa bukë kishte çelë iftar 

Po zemrën e vrarë, s’e kish’ nxjerr n’pazar 

Më tha kjo dynja është vetëm një ngjarje 

Që fillon me qarje e mbaron me ndarje 

Në qeli çdo ditë i ngjan veç një nate 

Dritë i kam ba zemrës veç me salavate. 




Nema komentara:

Objavi komentar